Pas 10 vitesh gjyqe, Michel Platini është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion, të ngritura më 2015, gjatë kohës që konkuronte për postin e presidentit të FIFA-s.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Platini tha: “Nuk jam një njeri i shkatërruar. Kam jetuar mirë, familja dhe miqtë më kanë mbështetur.
Nuk u bëra president i FIFA-s, por… çfarë rëndësie ka”.
Ai tregoi se ndonëse kishte mbështetje nga 150 federata, procesi ishte i padrejtë:
“Një avokate nga Trinidad & Tobago, e zgjedhur nga presidenti i FIFA-s, më pyeste, por më akuzonte para se të përgjigjesha. Donin vetëm të më largonin”.
Platini nuk e ndjen këtë proces si fundin e tij: “Kam llogari të hapura me ata që më dëmtuan, do të luftoj kundër padrejtësisë. Tani fillon kundërsulmi im, do të luaj si Trapattoni”.







