Ballina Politika Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PS thyen heshtjen

Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PS thyen heshtjen

105
0

Kryetari i komisioni të Ligjeve, Ulsi Manja komentoi raportin e ODIHR, i cili kritikon PS për përdorimin e administratës dhe sistemit të patronazhimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Manja u shpreh se gjetjet e ODIHR mbështeten konstatimet e PD pas zgjedhjeve.

Me ketë koment ai kaloi direkt në faqet e fundit, tek rekomandimet.

“Përsa i përket konstatimeve janë ata që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar se sa janë theksuar nga opozita jo një po disa herë edhe në seancë plenare”, tha Manja.

Në mbledhjen e sotme, demokratët paraqitën pasazhet e dokumentet të ODIHR në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre janë më të detajuara si asnjëherë më parë.

Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale u miratuan 6 rezoluta për institucionet e drejtësisë, Komisionit për Prokurimin Publik dhe Administratës Publike. Demokratët votuan kundër.

Të hënën në orën 10:00 institucionet e drejtësisë do ta raportojnë në seancë plenare, ku deputetët do të kenë mundësi t’i drejtohen me pyetje për rrethe 150 minuta.