Selena Gomez u shfaq plotësisht e qetë dhe e buzëqeshur, pavarësisht zhurmës së fundit në rrjete për “grindjen” e saj të rindezur me Hailey Bieber.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare kaloi një mbrëmje të qetë në restorantin e famshëm italian Giorgio Baldi në Santa Monica, në shoqërinë e nënës së saj, Mandy Teefey.
E veshur me një pallto të bardhë elegante, një bluzë të thurur dhe pantallona bezhë, Selena u pa në dalje nga restoranti duke mbajtur një çantë firmato që përputhej me këpucët e saj prej lëkure, shkruan DailyMail.
Flokët e saj të krehura pas ishin tërhequr nga fytyra, ndërsa vathët e artë dhe unaza e saj me diamant, dhuratë nga bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco – i shtonin shkëlqimin para kamerave.
Ndërsa darkonte në vendin e preferuar të yjeve si Taylor Swift dhe Rihanna, Selena nuk dha asnjë shenjë shqetësimi pas reagimeve që pasuan deklaratat e fundit të Hailey Bieber për markat e tyre kozmetike.
Disa ditë më parë, Hailey ishte shprehur se “nuk ndihet konkurruese me njerëzit nga të cilët nuk frymëzohet”, një koment që fansat e interpretuan si thumb ndaj themelueses së Rare Beauty.
Selena reagoi shkurt në rrjete sociale duke thënë: “Ajo mund të thotë çfarë të dojë, kjo nuk ndikon në jetën time. Ka vend për të gjithë. Jini të sjellshëm”.
Postimi u interpretua si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të shmangur ndasitë mes fansave të saj dhe atyre të Hailey-t.







