Ballina Politika Spahiu: PD nuk i fiton dot zgjedhjet edhe sikur të jenë 100%...

Spahiu: PD nuk i fiton dot zgjedhjet edhe sikur të jenë 100% të ndershme dhe pa probleme

88
0

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk mund t’i fitonte dot zgjedhjet edhe sikur ato të ishin pa probleme.

Teksa u ndal tek rekomandimet e OSBE për zgjedhjet, ai tha se ato nuk janë të mjaftueshme, pasi për të sjellë një ndryshim duhet ndërhyrje në sistem.

‘Kosova ka 5 ose 6 parti, ka balotazhe kurse në Shqipëri është bardh e zi, këtu ka dy ekipe nuk ka pluralizëm, a është kjo përgjegjësi e një parti apo është problem se edhe partia tjetër është e kapur, po kjo i përket një analize shumë të gjatë. Rekomandimet që jep OSBE janë të pranueshme por nuk janë ato që mund të sjellin një ndryshim në zgjedhjet e ardhshme. Unë mendoj se duhet ndërhyrje në sistem sepse pazari që ka bërë PD dhe PS në 2008 ka shkatërruar establishmetin politik. Të gjithë e dinim se si do të shkonte rezultati i zgjedhjeve, por askush nuk thotë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të fitojë PD. 90% janë të mërzitur me Ramën por kur vjen puna tek PD, kjo parti nuk dominon me vota mbi PS. Por unë mendoj se PD ka marrë maksimumin nuk mund të merrte më shumë se aq’, tha ai.