Zv.kryeministrja Belinda Balluku është zyrtarisht në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ditën e sotme u mor vesh lajmi i marrjes si e pandehur të Ballukut, ndërsa pritet që të hënën të paraqitet në SPAK me avokatin. Sakaq, nuk kan munguar dhe reagimet për këtë lajm të kësaj të premteje.
Një ndër to ishte dhe i juristit të Partisë Demokratike, Marash Logu, që ka postuar një foto të vjetër të Ballukut në tunelin e Llogarasë, me mbishkrimin: Me krahë të lehta.







