Ballina Europë Stuhia e fuqishme godet këtë vend, paralizohet transporti dhe ndërpritet energjia elektrike

Stuhia e fuqishme godet këtë vend, paralizohet transporti dhe ndërpritet energjia elektrike

100
0

Stuhia ‘Benjamin’ ka përfshirë Evropën Perëndimore duke lënë pas përmbytje dhe shkatërrime nga bregu i Anglisë jugore deri në Korsikë.

Me erëra që tejkalonin 100 kilometra në orë dhe shira të pandërprerë, ajo shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, juglindja u godit më rëndë. Në Sheerness, një qendër argëtimi u detyrua të mbyllej pasi një pemë ra mbi ndërtesë, ndërsa paralajmërime për përmbytje u shtuan.

Moti i keq gjithashtu ndërpreu transportin dhe u anuluan linjat për në Francë.

Vala e motit të keq nuk u kufizua vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Belgjika dhe Holanda gjithashtu u përballën me një mot me reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa vende.