Ballina Bota Tragjike/ Autobusi digjet pas përplasjes me motoçikletën, të paktën 20 viktima

Tragjike/ Autobusi digjet pas përplasjes me motoçikletën, të paktën 20 viktima

94
0

Të paktën 20 persona humbën jetën sot në mëngjes pasi një autobus u përfshi nga flakët pas një përplasjeje me një motoçikletë në jug të  Indisë, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit Kurnool, në shtetin Andhra Pradesh. Autobusi, me rreth 40 pasagjerë në bord, po udhëtonte gjatë natës nga Hyderabad drejt Bengaluru.

“Njëmbëdhjetë trupa janë identifikuar, ndërsa nëntë të tjerë ende jo,” tha zyrtari i policisë lokale, Vikrant Patil.

Tetëmbëdhjetë pasagjerë arritën të shpëtojnë nga flakët dhe po marrin trajtim mjekësor për lëndime nga më të lehtat deri tek ato të rëndat. Ende nuk është e qartë nëse ka pasur edhe të tjerë që mund të kenë arritur të dalin nga autobusi.

Sipas hetimeve paraprake, autobusi u përplas me një motor, i cili mbeti i ngujuar nën depozitën e karburantit, duke shkaktuar një shpërthim që më pas përhapi flakët me shpejtësi, tha Patil. Pamjet televizive tregonin skeletin e djegur të autobusit në autostradë.

Shumica e pasagjerëve po flinin në momentin e aksidentit, ndërsa ata që ishin zgjuar arritën të thyenin xhamat dhe të dilnin jashtë, raportoi “India Today”.

Rastet e përsëritura të zjarreve në autobusë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë, pasi shumë prej tyre në Indi operohen nga kompani private që punojnë me kosto të ulët dhe shpesh nuk respektojnë standardet e mirëmbajtjes dhe sigurisë.