Ballina Politika ‘Veliaj pret motrën t’i bashkohet nën hetim’, Këlliçi: Rilindja, organizatë kriminale me...

‘Veliaj pret motrën t’i bashkohet nën hetim’, Këlliçi: Rilindja, organizatë kriminale me në krye Edi Ramën!

126
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim në rrjetet sociale, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si “shenjë të qartë se zinxhiri i korrupsionit në qeverinë Rama po shtrëngohet çdo ditë e më shumë”.

Këlliçi shkruan me ironi se “Veliaj duket se po pret motrën t’i bashkohet nën hetim”, pasi sipas hetimet që kanë prekur Ballukun pasojnë hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Deputeti shton se ky zhvillim konfirmon akuzat e PD-së se “Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me në krye Edi Ramën dhe me qëllim final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”.

Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se drejtësia e re po vjen më në fund tek më të pushtetshmit, ndërsa i bën thirrje institucioneve të vijojnë hetimet pa u ndikuar nga presionet politike.

Postimi i plotë:

Motra që pret t’i bashkohet vëllait!

Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.

Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve.