Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale J.K 31 vjeç, i cili akuzohet nga SPAK, se në shkurt 2025, në bashkëpunim me persona të tjerë, vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit dhe korruptoi punonjës të Policisë për realizimin e veprës.
Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte caktuar J. K. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.







