Ballina Kronika Aksident në Lezhë! Përplasen tri automjete, plagosen 5 persona, mes tyre edhe...

Aksident në Lezhë! Përplasen tri automjete, plagosen 5 persona, mes tyre edhe një 6-vjeçare

87
0

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmjr në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.

Lezhë / Informacion paraprak

Nje aksident ka ndodhur ne kryqezimin e Gjadrit ne lezhe rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, ku janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.