Këngëtari amerikan Chris Brown bëri një paraqitje të papritur këtë të premte në një gjykatë në Londër, në një seancë paraprake për gjyqin e tij që pritet të zhvillohet në tetor 2026, lidhur me akuzat për sulm ndaj një producenti muzikor në një klub nate në vitin 2023.
36-vjeçari ka mohuar akuzat për tentativë për shkaktim dëmtimi të rëndë trupor dhe sulm fizik, të cilat prokurorët i kanë përshkruar si “sulm të paprovokuar me shishe”.
Brown u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Southwark, ku konfirmoi vetëm emrin e tij. Ai ishte së bashku me bashkëpandehurin Omololu Akinlolu, 38 vjeç, i cili gjithashtu ka mohuar akuzat.
Fituesi i dy çmimeve Grammy, i njohur për hitet “Loyal”, “Run It” dhe “Under the Influence”, është lënë i lirë me kusht që nga maji, pasi pagoi 5 milionë paund për të vijuar turneun e tij “Breezy Bowl XX”, i cili përfundoi këtë javë.







