Ballina Lifestyle Ende pa botox! Hailey Bieber ka ca sekrete për lëkurën perfekte

Ende pa botox! Hailey Bieber ka ca sekrete për lëkurën perfekte

98
0

Hailey Bieber mendon se ende nuk është koha për injeksionet e bukurisë.

Në një intervistë të fundit, modelja foli për rrugëtimin e prindërimit krah Justin Bieber, statusin si një fëmijë i privilegjuar, titujt e çmendur të lajmeve për të dhe sigurisht, bukurinë.

“Nuk kam bërë Botox në fytyrë përveçse te nofulla për TMJ”, tha 28-vjeçarja, e cila edhe më herët ka thënë se nuk ka kryer ndërhyrje estetike.

TMJ (Temporomandibular joint dysfunction) janë dy kyçet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën. Ata rrëshqasin dhe rrotullohen dhe mund të shkaktojnë dhimbje.

“I kam bërë një premtim vetes që nuk do të bëja Botox derisa të arrija në të tridhjetat. Kur t’i mbush, do të shoh nëse dua ta bëj.”Hailey shtoi se mund të ndjekë hapat e së ëmës, Kennya Baldwin, e cila është 57 vjeçe dhe ende s’ka bërë injeksione për zbehjen e rrudhave.

“Mami im s’i ka bërë asgjë lëkurës dhe duket fantastike.”

Si themeluese e Rhode, 28-vjecarja është shumë “rigoroze” me rutinën e lëkurës, por edhe trajtimeve për mirëmbajtjen.

“Më pëlqen PRP ku ata marrin gjakun tënd dhe e centrifugojnë. Më pëlqen PRP me microneedling. Kam folur shumë për këtë.”

Një tjetër trajtim që ajo preferon është PRF. “Marrin gjakun tënd, por quhen EZ Gel, e nxehin dhe e ftohin duke e kthyer gjakun në trajtë xheli. Pastaj e injekton. Këtë e kam bërë te vijat e buzëqeshjes. E kam injektuar te rrathët e syve.”

Duke qenë se “vjen nga trupi yt”, Hailey thotë se mundet t’i besojë, ndryshe nga injeksionet e tjera me substanca sintetike. Ajo tha se këto trajtime i bën disa herë në vit dhe ndonjëherë edhe me lazer.