Ballina Kronika Gjenden 5 iPhone të fshehura në dyert e dusheve në burgun e...

Gjenden 5 iPhone të fshehura në dyert e dusheve në burgun e Durrësit, i përkisnin 3 të dënuarve

125
0

Pesë celularë të markës Iphone janë gjetur në burgun e Durrësit pas një kontrolli të befasishëm të zhvilluar paraditen e sotme në institucion.

Këto sende të ndaluara u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, i cili është ambient i përbashkët për të gjithë të burgosurit në godinën A, kati i 3-të, sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, dhe V. I.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.