Ballina Politika Këlliçi dhe Salianji bëhen bashkë. A ndajnë të njëjtën ambicie për kreun...

Këlliçi dhe Salianji bëhen bashkë. A ndajnë të njëjtën ambicie për kreun e PD?

149
0

Belind Këlliçi dhe Ervin Salianji vështirë se mund të bashkohen ndonjëherë për një kauzë politike. Edhe pse të dy militojnë brenda Partisë Demokratike, rrugëtimi i tyre ka qenë gjithmonë i ndarë.

Megjithatë, kohët e fundit, me shumë kujdes, të dy duket se po hedhin hapat e parë drejt një ambicieje të përbashkët — atë për kreun e PD-së. Këlliçi, nëpërmjet mikut të tij Besart Xhaferaj, dhe Salianji, përmes deklaratave të fundit publike, kanë lënë të kuptohet se nuk do ta kishin për bezdi të kandidonin për drejtimin e partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Sot, të dy janë shfaqur në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, dhe bashkë me ta ishte edhe Hysen Kadiu, fituesi i primareve të Tiranës që u la jashtë listës së deputetëve. Ky i fundit ka postuar edhe një foto nga takimi, ku katër politikanët e rinj duken sikur po “gatuajnë” diçka të re.