Parkimi i makinave në rresht të dytë ose “dysh”, një nga shkeljet më të përhapura në qytetet shqiptare, pritet të mos trajtohet më si një kundërvajtje e zakonshme rrugore, por si veprim penal, me dënime që mund të arrijnë deri në një vit burgim.
Në projektligjin e nxjerrë në konsultim për ndryshimet në Kodin Penal, parashikohet shtimi i një neni të ri, nenit 293/1 “Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë”, i cili do ta trajtojë këtë veprim si pengesë serioze ndaj qarkullimit dhe sigurisë publike.
Sipas propozimit, pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë, përveç rasteve kur bëhet fjalë për dy biçikleta, dy ciklomotorë me dy rrota ose dy motorë me dy rrota, do të konsiderohet kundërvajtje penale nëse: pengon qartazi dhe drejtpërdrejt lëvizjen e automjeteve të policisë, zjarrfikëseve, ambulancave apo shërbimeve të tjera institucionale; bllokon plotësisht rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve të tjera; ose shkakton bllokim total për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.







