Ballina Sport Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët...

Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët në një barazim pa gola. Teuta mposht Flamurtarin

75
0

Partizani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në “Arenën e Demave”, sfidë që mbyll dhe javën e 8-të të kampionatit shqiptar.

Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që zbrisnin në fushë me objektivin për të marrë tre pikët, por asnjë nga skuadrat nuk e gjeti dot golin.

Gjërat u bënë më të vështira për të kuqtë, kur Gudjufi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89’, gjithsesi “Demat” arritën të mbanin portën e paprekur.

Kështu Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e dytë, por me Vllazninë që i lartgohet me 4 pikë diferencë. Nga ana tjetër, Partizani qëndron dy pikë larg zonës së ftohtë.

Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 3-2 Flamurtarin, edhe pse durrsakët u detyruan të luanin disa minuta me një lojtar më pak.