Kryeministri Edi Rama komentoi talljen që bëri me Macron për Presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Gjatë një dialogu në Berlin me moderatorin Ali Asllan, Rama u shpreh se ajo ishte një shaka miqësore.
Sipas Ramës mënyra si u komentua në BE është argëtuese, ndërsa në SHBA tregoi se demokratët e kanë humbur realitetin.
Rama: Kjo është një shembull tjetër sesa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka miqësore me Ilham Aliyev, sepse jemi miq të ngushte. Ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq përpjekjesh për të vrarë njëri tjetrin.
Faktin që kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin ishte diçka që më mërziti shumë në thelb për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton që për ta të pretendosh që Presidenti Trump është aty ku është.







