Ballina Europë U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

69
0

Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian, i cili u lirua gabimisht nga burgu pavarësisht se ishte dënuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në qytetin Epping, në qarkun Essex. I dyshuari, Hadush Gerberslasie Kebatu, ishte dënuar më herët gjatë këtij viti me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza për sulm seksual, tentativë për sulm seksual, nxitje të një vajze të mitur për marrëdhënie seksuale dhe ngacmim pa dhunë.

Gjatë seancës së dënimit në shtator, gjykatësi Christopher Williams theksoi se Kebatu “përbën një rrezik të konsiderueshëm për të përsëritur veprën”.

Lirimi “aksidental” që tronditi autoritetet

Sipas Sky News, Kebatu ishte liruar nga burgu HMP Chelmsford për t’u deportuar menjëherë nga autoritetet e emigracionit britanik. Megjithatë, për arsye ende të paqarta, transferimi tek zyrtarët e emigracionit nuk u realizua dhe i dënuari u lejua të dilte i lirë. Policia e Essex-it bëri të ditur se gabimi u zbulua të premten, rreth orës 12:57. Hetimet zbuluan se Kebatu kishte hipur në një tren me destinacion Londrën, që u nis nga stacioni Chelmsford në orën 12:41. Treni ndaloi në Shenfield dhe Stratford, përpara se të mbërrinte në stacionin London Liverpool Street në orën 13:18.