Ndjekësit e saj në Tik Tok u shokuan nga lajmi se ylli dhe modelja e njohur e kësaj plaftorme sociale, Emman Atienza ishte shuar në moshën vetëm 19 vjecare. Tani u zbulua dhe arsyeja e vdekjes së saj: E reja kishte kryer vetëvrasje.
Emman “hapi me guxim” zemrën përpara një milion ndjekësve në internet për problemet me shëndetin mendor përpara vdekjes së saj tragjike.
Babai i famshëm filipinas i saj, prezantuesi televiziv Kim Atienza, e njoftoi vetë vdekjen e vajzës së tij të vogël. Adoleshentja ishte zhvendosur në Los Anxhelos nga Filipinet vetëm disa muaj më parë pasi ëndërronte të bëhej një influencuese kryesore në SHBA, sipas Deadline.
LA shpesh shihet si qendra e personaliteteve më të ndritura të mediave sociale të Amerikës. Emman ishte një zë popullor për mijëra vetë në mbarë botën, të cilët e vlerësonin për çiltërsinë dhe ndershmërinë e saj në tema të ndërlikuara si shëndeti mendor dhe ngacmimi.







