Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ka vendosur Gjykata e Durrësit për 4 të arrestuarit të cilët u vunë në pranga për moskallëzim krimi lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Manëz për një kafe.
Gjyqi u mbajt pa praninë e mediave për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor.
Ngjarja ndodhi në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.
Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.







