Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Golem, ka ndodhur një aksident i rëndë.
Shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.







