Ballina Politika Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga...

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

134
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar në rrjetet sociale , në një postim në Facebook, ku ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar “artist të dështuar”.

“Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet dot nga një artist i dështuar si Rama që ka krijuar ‘kryevepra’ si Veliaj, Beqaj, Balluku, Ahmetaj, etj.! Lavdërimi i tij është problem!”, shkroi Alimehmeti.

Në postimin e tij, deputeti demokrat nënvizon se “kryeveprat” e Ramës janë sot të zhytura në skandale e hetime: Erion Veliaj ndodhet pas hekurave, Arben Ahmetaj është gjithashtu i larguar, Ilir Beqaj është arrestuar për aferat në shëndetësi, ndërsa Belinda Balluku është marrë e pandehur për abuzime me fondet publike.

Me këtë reagim, Alimehmeti duket se i kujton opinionit publik pasojat e qeverisjes së Ramës dhe ironizon mënyrën se si kryeministri i ka promovuar bashkëpunëtorët e tij si “kryevepra politike”.

Reagimi i deputetit demokrat vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për Bashkinë e Tiranës, ku Florian Binaj ka fituar vëmendje për kandidimin e tij të pavarur, ku ka gjetur mbështetje të gjërë.