Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Barcelona nuk kishte pjekuri prandaj edhe e humbi “El Clasicon”, derisa dha lëvdata për paraqitjen e Kylain Mbappe.
Sipas Wenger, Mbappe iu ka kërkuar pasime mesfushorëve të Real Madridit mes dy qendërmbrojtësve, pasi e dinte se katalunasit nuk e kanë më Inigo Martinez.
Duke folur për “BeIN Sports” në lidhje me golin e Mbappe, ku ai arriti të thyente kurthin e pozitës jashtë loje të Barcelonës, Arsene Wenger e shpjegoi në detaje.
“Barcelona humbi Inigo Martinezin, një lojtar me përvojë në mbrojtje. Nuk kishin as Lewandowskin, as Raphinhan – dy lojtarë me përvojë”.
“Barcelona sot i mungoi pjekuria. Mbappe u tha mesfushorëve të tij: ‘Do të bëj vetëm vrapime mes qendërmbrojtësve, më shikoni sa herë që e keni topin’”.
Francezi shënoi golin e tij të 12-të në karrierë kundër Barcelonës, edhe pse në pjesën e dytë iu prit një penallti nga Wojciech Szczesny.
Mbappe ka shënuar tashmë 17 gola në 16 ndeshje për Real Madrid këtë sezon (2025/26).







