Ballina Kronika Bëri për spital krushkun, e pëson keq 45-vjeçari në Tiranë

Bëri për spital krushkun, e pëson keq 45-vjeçari në Tiranë

107
0

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, teksa akuzohet për dhunë. Policia bën me dije se 45-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.