Ballina Kosovë ​Dështimi i formimit të qeverisë, Osmani do të nisë sërish konsultimet me...

​Dështimi i formimit të qeverisë, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë: Kërkon garanci për 61 vota

78
0

Pas dështimit për të votuar Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti, tashmë presidentja Vjosa Osmani, sërish do të duhet të konsultohet me partitë. Ajo do të kërkojë garanci për 61 vota para se ti japë mandatin dikujt tjetër.

Bekim Kupina, këshilltar për media, tha se Osmani do t’i ftoj në konsultime partitë.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, tha Kupina.

Në seancën e sotme, propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke e bërë të pamundur formimin e qeverisë së re.