Ballina Rajoni Gruaja kroate gjen 13 bomba ndërsa po pastronte shtëpinë

Gruaja kroate gjen 13 bomba ndërsa po pastronte shtëpinë

93
0

Një qytetare kroate gjeti 13 granata dore dhe dy copë municione pushke ndërsa pastronte një pronë të blerë së fundmi në Kunovec Breg të Kroacisë.

Ajo menjëherë telefonoi policinë, e cila shkoi në vendngjarje dhe mori në kontroll pajisjet shpërthyese të gjetura.

Me reagimin e saj të ndërgjegjshëm, ajo largoi një rrezik të madh nga mjedisi përreth, njoftoi policia kroate.

Kjo ngjarje është një tjetër kujtesë për rëndësinë e fushatës “Më pak armë, më pak tragjedi”, si pjesë e së cilës qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme pa asnjë sanksion.

Tash për tash nuk janë detaje se kujt i takonte municioni i gjetur, por policia ka lëshuar apel për këdo që zotëron ose gjen pajisje të rrezikshme.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët që deri më tani e kanë njohur rëndësinë e këtij veprimi dhe kanë kthyer armët, si dhe qytetarët që njoftuan menjëherë policinë pas gjetjes së minave dhe eksplozivëve, dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë të ndjekin shembullin e tyre”, thanë ata.