Ballina Politika Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki!...

Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…

74
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar dje, 25 tetor, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pasi ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit përkatës.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është prezenca e shtuar e kandidatëve të pavarur, të cilët do të mbështeten nga opozita në disa bashki, duke sfiduar emrat e propozuar nga Partia Socialiste.

Në Vlorë, Dionis Sota, kandidat i pavarur, do të mbështetet nga Partia Demokratike për të garuar përballë Brunilda Mersinit, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes për të kandiduar për këtë bashki.

Në Berat, opozita ka zgjedhur të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, duke sfiduar kandidatin socialist Ervin Ceca.

Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës, ndërsa Eligert Hima do të garojë gjithashtu si i pavarur nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Socialistët kanë propozuar kandidatin Florenc Doka.

Në Mat, PS ka kandiduar Altin Bojnin, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas së PS, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.

PD mbështet Eduart Brahilikën, gjithashtu si kandidat i pavarur.

Në Tepelenë, Gramoz Sako garon për PS, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

Për Tepelenën shpalli kandidaturën edhe aktorja Delinda Disha, por mesa duket ka qenë një shaka nga ana e saj në rrjetet sociale, një tërheqje apo një pamundësi kandidimi pasi nuk figuron me pasaportizim në Tepelenë.

Lista zyrtare e kandidatëve të pavarur

Vlorë: Dionis Sota (mbështetur nga PD)

Berat: Pavlo Shkarpa

Cërrik: Amarildo Hoxha (mbështetur nga PD)

Mat: Suzana Pasha (e larguar nga PS), Eduart Brahilika (mbështetur nga PD)

Tepelenë: Gabriel Guma (mbështetur nga PD)