Ballina Sport Ndodh edhe kështu, goli anulohet me telefonatë! Ja arsyeja

Ndodh edhe kështu, goli anulohet me telefonatë! Ja arsyeja

85
0

Momente të tilla kanë ndodhur shpesh. Një rishikim i golit nga ana e VAR-it, duke ftuar arbitrin të shohë pamjet filmike me ngadalësim e me ndihmën e shumë kamerave, është diçka normale në futbollin e sotëm, veçse kjo që ngjau në Spanjë pati një veçanti të madhe.

Në ndeshjen e kategorisë së tretë, mes Meridës vendase dhe Ponferradinës, arbitri Manrike Antekera bëri diçka që nuk besohet se e ka bërë ndonjë gjyqtar futbolli përpara tij.

Ai u filmua duke folur në telefon, ndërsa shqyrton pamjet filmike për të dhënë vendimin për golin e shënuar nga futbollisti Beni Dribani i Meridës.

Sipas mediave spanjolle, ndodhi sepse pati defekt në kanalet e komunikimit me VAR-in. U deshën 10 minuta që arbitri të ndante mendjen dhe përfundimisht e anuloi golin, për zemërimin e skuadrës vendase dhe të tifozëve të saj.

Në kategorinë e tretë spanjolle ka edhe një veçanti tjetër, që VAR nuk funksionon thjesht në bazë të kërkesës së specialistëve në dhomën e teknologjisë, por me kërkesë të trajnerëve, dhe në këtë rast u vu në lëvizje nga kërkesa e trajnerit të Ponferradinës.

Ndeshja e javës së 9-të të kampionatit përfundoi në barazim pa gola.