Ballina Kuriozitete Një kurorë diamanti e Napoleonit del në ankand

Një kurorë diamanti e Napoleonit del në ankand

76
0

Një kurorë diamanti, që i përkiste dhe u braktis nga Napoleon Bonaparte pas Betejës së Waterloo-s, do të dalë për herë të parë në ankand.

Kurora, e përbërë nga gati 100 diamante, u la pas kur perandori u tërhoq nga fusha e betejës së Waterloo për t’u kthyer në Paris, dhe tre ditë më vonë iu dhurua mbretit të Prusisë si pjesë e trofeve që ushtritë e tij morën me vete.

Tani,  ajo  do të shitet për herë të parë në ankandin “The Royal and Noble Jewels Sale” të “Sotheby’s” në Londër më 12 nëntor, me një çmim të parashikuar prej 112,674 deri në 187,790 paund

Kurora ka në qendër një diamant oval të madh, me peshë 13,04 karatë, i rrethuar nga gati 100 diamante të tjera me forma dhe madhësi të ndryshme.

Krijuar për Napoleonin e Parë rreth vitit 1810, karfica ndoshta përdorej në raste të veçanta dhe përfaqëson fundin e ëndrrës së tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë, duke shënuar gjithashtu një ndryshim historik të pushtetit në Evropë me ngritjen e Prusisë.

Një zbukurim flokësh me perla, që i përkiste Cunegonde de Saxony, kushërirës së mbretit Louis XVI të Francës dhe bashkëshortes së Marie Antoinette, do të dale gjithashu në ankand.

Ky zbukurim, pjesë e një kurorë e cila u çmontua dhe rindërmua rreth vitit 1840, dhe kurora me perla natyrale dhe diamante, pritet të shitet për 320,815 deri në 471,708 paund.

Një unazë diamanti me ngjyrë të lehtë rozë do të dalë gjithashtu për herë të parë në ankand.

Pesha e saj është pak më shumë se 13 karatë dhe është pjesë e një koleksioni prej 20 bizhuterish që i përkisnin një prej princeshave të fundit osmane, Neslishah Sultan. Unaza parashikohet të shitet për 226,483 deri në 377,472 paund.

“Është një privilegj i madh të mund të sjellim në ankand këto bizhuteri të mrekullueshme me një prejardhje prestigjioze, vit pas viti në Gjenevë”, tha  Andres White Correal, drejtori i bizhuterive fisnike.

“Ankandi ynë ‘Royal and Noble’ vazhdon të jetë i pakrahasueshëm në botën e ankandeve dhe vendos vazhdimisht standardin”, shtoi ai.