Ballina Sport “O mu*, po e bën veten të ndyrë”! Si degradoi sherri mes...

“O mu*, po e bën veten të ndyrë”! Si degradoi sherri mes Lautaros dhe Kontes, incidenti daton që nga 2021-shi

80
0

Napoli mposhti Interin me shifrat 3-1 mbrëmë në “Maradona” duke i marrë Milanit kreun e Serisë A. Por kjo ndeshje nuk mund të kalonte pa incidente, ku protagonistë u bënë Lautaro Martinez dhe trajneri Antonio Konte.

Në minutën e 60-të të sfidës, lojtari i Napolit bën faull ndaj Dumfris, ky i fundit u rrëzua në fushë duke u ankuar për një goditje të fortë. Konte, duke qëndruar përpara stolit disa metra larg fushës së lojës, e nxiti holandezin të ngrihej pa e shtuar kontaktin. Vetë Dumfris, sapo loja rifilloi, u përball me trajnerin kundërshtar për të shpjeguar arsyet e tij. Një përleshje pasoi përpara stolit të Napolit, me lojtarët e Interit që nxituan për të mbrojtur shokun e tyre të skuadrës.

Midis tyre ishte kapiteni Lautaro Martinez, ish-lojtari i Kontes te zikaltërit midis viteve 2019 dhe 2021. Argjentinasi, ende pranë rrethit të qendrës, tërhoqi vëmendjen e ish-trajnerit të tij me një gjest dramatik, duke mbyllur dorën dhe duke treguar organet gjenitale. Buzët e tij dukeshin sikur po bënin shprehjen argjentinase “cagòn” (frikacak), e bërë e famshme nga debati midis Tevez dhe Alegrit disa vite më parë. Ai iu drejtua Kontes: “Je i tmerruar tani, po, po e tepron nga frika. Po e bën vetën të ndyrë!”

Përgjigja po aq dramatike e Kontes ishte e menjëhershme, trajneri i Napolit i hodhi një fyerje të qartë kapitenit të Interit, duke marrë gjithashtu një karton të verdhë nga gjyqtari Mariani (ai me sa duket i “Shko shëno! Shëno! Shëno, o copë mu*i!” dhe pastaj “duhet të më respektosh” gjyqtarit).

Precedenti i vitit 2021— Kjo nuk është hera e parë që Lautaro Martinez dhe Konte kanë pasur një debat gjatë një ndeshjeje, në vitin 2021, pasi u zëvendësua në fund të ndeshjes midis Interit dhe Romës, argjentinasi goditi një shishe, duke provokuar zemërimin e Kontes. Me stadiumin bosh për shkak të kufizimeve të Covidit, Konte shpërtheu: “Je një gjeni i mallkuar”. Argjentinasi më pas e ftoi trajnerin e tij në një përballje në dhomën e zhveshjes, përpara se trajneri i ekipit Oriali të ndërhynte dhe ta shuante polemikat. Të paktën deri mbrëmë…