Kryeministri Edi Rama, në podkastin Flasim, ka sulmuar kandidatin e pavaruar për Bashkinë Tiranë, aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.
Edi Rama: Risi është kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën.
Dy qytete të dorës së parë në Shqipëri që do të drejtohen nga dy gra të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza flas për Ogerta Manastirliu dhe për Spitalin Rajonal të Vlorës, Bruna Mersinin.
Dy realitete të transformuara tërësisht falë aftësisë së tyre menaxheriale po sidomos vullnetit të hekurt të këtyre dy grave.
Ato janë që të dyja fituese të padiskutueshme të garave ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra e plotë e disfatës së radhës, ndjestë pastë Partisë Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim.
Prandaj unë nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë, por kush voton mua dhe Patinë Socialiste do të votojë Ogerta Manastirliun.







