“El Clásico” nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është një konflikt idealesh, një betejë identiteti që pasqyron tensionet e thella kulturore, historike dhe politike midis kryeqytetit spanjoll dhe Katalonjës krenare.
Që nga takimi i parë në 1902, kjo sfidë ka tërhequr miliona tifozë, duke u kthyer në një simbol global të rivalitetit dhe pasionit sportiv. Çdo vit, dy klubet organizojnë një shfaqje që e gjithë bota po e pret me padurim, të pasuruar nga një skenë lojtarësh yje dhe momentesh të paharrueshme. Për dy ditë në dy qytetet më të mëdha rë Spanjës, çdo gjë është e përqëndruar në një fjali të vetme, “kush do fitojë sot”. Gratë janë më të lumturat dhe njëkohësisht më të trishtuarat.
Për dy ditë ato duhet të harrojnë flalët e ëmbëla, “zemër të dua shumë, shpirt ?farë do bëjmë në mbrëmje, mund të hamë daktë jashtë”. Nuk ka të tilla. Sepse burrat dalin që pa gdhirë dhe el Clasico errëson gjithçka. Fjalitë më të përdorura janë si do luajmë sot, ata bëjnë formacionet, më pas japin edhe mend me njëri-tjetrin për zevëndësimet e në fund vendosin dhe rezultatin. E kjo rutinë vazhdon deri në përfundim të ndeshjes. Më pas të gjithë në shtëpi, një palë të lumtur dhe të qetë për fitoren dhe tjetra e e karikuar pëqe pas një gjumi letragjik 5 mujor, për të pritur revanshin Një ndeshje pa ekuivoke, “ose me ne ose kundër nesh”, rrugë të mesme nuk ka.
Një sfidë që përtej futbollit ka reth një shekull që tregon rivalitetin dhe papajtueshmërinë mes palëve. Sa herë që takohen Barcelona zhytet në imazhin letrar të “ushtrisë së paarmatosur të Katalonjës”, një sintezë efektive e shkrimtarit Manuel Vazquez Montalban. Reali ruan atë të ekipit të pushtetit. Siç tha ish-ministri i jashtëm Fernando Mária Castiella, “Reali ishte ambasada më e mirë që ka pasur ndonjëherë regjimi i Frankos”. Barcelona e tregon veten si ekipi simbolik i pavarësisë katalanase. Vrasja e presidentit të atëhershëm Joseph Sunyol mbetet një mit themelues. Që nga takimi i parë në 1902, kjo sfidë ka tërhequr miliona tifozë, duke u kthyer në një simbol global të rivalitetit dhe pasionit sportiv.
HISTORIA E URREJTJES Zanafilla është në 11 qershor 1943. Ka qenë finalja e Kupës së gjeneralit (sot Kupa e Mbretit, e cila në atë kohë mori emrin e Frankos, pas luftës civile. Në Barcelonë vendasit kishin fituar 3-0, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit sipas dëshmive futbollistët janë kërcënuar se nuk do dilmin gjallë nga fusha, nëse Reali nuk do fitonte Kupën. Ndeshja ishte një estradë me vhte dhe Rali fiton 11-1, duke siguruar edhe rtofeun. Katalanasit nuk ja falin, por gjendja rëndohet më tej si pasojë e çështjes Di Stefano. Një histori që është për të qeshur dhe qarë njëkohësisht.
ÇËSHTJA DI STEFANO Sulmuesi argjentinas ishte mishërimi i talentit të futbollit të kohës. Ai shënoi gola të shumtë për River Plate, duke tërhequr interes nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën. Për shkak të një greve të lojtarëve, 25-vjeçari Di Stéfano ka nënshkruar me Millonarios kolumbianë (po, të njëjtët Millonarios për të cilët mund të keni dëgjuar në Narcos). Por që nga ai moment, situata mori një kthesë të diskutueshme. Pyetja ishte se kush e zotëronte në të vërtetë Di Stéfano në atë kohë: Millonarios apo River Plejt? Barcelona nënshkroi një marrëveshje me River Plejt, ndërsa Madridi negocioi me Millonarios. Pas një sërë negociatash komplekse, FIFA vendosi që të dy klubet të ndajnë lojtarin për katër vjet. Absurditeti i kësaj situate përfundimisht çoi në dorëheqjen e presidentit të Barcelonës, Marti Carreto, dhe refuzimin e transferimit nga klubi. Madridi përfundimisht nënshkroi Di Stéfano dhe, për t’i hedhur benzinë zjarrit, lojtari shënoi dy herë në fitoren pasuese 5-0 të Realit në Clásico.
HISTORIA E LUIS FIGOS Portugezi i ardhur në Barcelonë në vitin 1995 do shkruante një nga faqet më të ndritura të tij dhe klubit në 5 vite qëndrimi në Katalunjë. Por çuditërisht fjalëve të tij se “do jem përjetë katalunjas, apo Barcelona është shtëpia ime që se tradhëtoj kurrë” i vuri kapak shitja për 62 milionë euro tek Reali Madridit. Terbimi katalanas nuk njohu kufi dhe sa herë që Figo luante në Barcelonë fyrjet ishin në vend të fjalëve të zakonshme. Koka e derrit e hedhut në sfidën e parë në Camp Nou është shprehja më domethënse e parrullës së vendsur në stadium “Judë (tradhëtar) nuk je për ne je i zakonshëm”.







