Ballina Aktualitet Rinasi do jetë aeroporti i parë në Europë pa kontroll pasaporte

Rinasi do jetë aeroporti i parë në Europë pa kontroll pasaporte

138
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi se aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë, ku pasagjerët do të hyjnë përmes portës digjitale, pa iu nënshtruar kontrollit të dokumentave.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton vetëm pamja për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, tha Rama në podkastin e tij “Flasim’.

Sipas kreut të qeverisë, kjo do ta bëjë Rinasin të parin aeroport në Europë më portën dixhitale të hyrjes. “Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura,” vijoi Rama.