Ballina Opinion Roli i mjekësisë akademike dhe kontributi i Profesor Jovan Basho në kthimin...

Roli i mjekësisë akademike dhe kontributi i Profesor Jovan Basho në kthimin e besimit publik te mjekësia

104
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shkenca dhe akademia mjekësore, humanizmi  dhe shërbimi mjekësor, përgjegjshmëria,  talenti dhe dhuntia humanitare e shembullore e Prof.Dr Jovan Basho po i kthen besimin publik, intelektual dhe humanitar qytetarit shqiptar te mjekësia se ajo mund dhe do të bëhet në Shqipëri më mirë se në cdo vënd të rajonit dhe më gjërë. Ky konstatim imi vjen nisur nga fakti se cfarë unë vetë përjetova në pavionin e Gastrohepatologjisë të QSUT-së drejtuar gjithashtu me aq shumë kompetencë, humanizëm, talent  dhe dhunti nga Profesori i talentuar Dr.Jovan Basho. Unë jam  shkrimtar, analist, moralist, kam studiuar fenë, sociologjinë dhe nuk munda të qëndroj indiferent karshi të vërtetës dhe realitetit human, profesional, akademik të Profesor Jovan Basho, puna dhe vepra e të cilit meriton mirënjohjen dhe respektin më të thellë, mjekësia morale dhe humanitare e të cilit është një art shembullor model më vete.

Personaliteti i Profesor Dr.Basho, i cili dallohet edhe nga urtësia humane, modestia shembullore, profesionalizmi dhe guximi profesional prej shkencëtari dhe akademiku i fushës më të rëndësishme, asaj humano- mjekësore në asnjë mënyrë nuk mund ta lëmë që të kalojë në heshtje, ky profesion i kthyer në Art nga Profesor Basho.

Është dhe përbën krenari publike dhe kombëtare shembulli i Profesor Basho, veprimtaria mjekësore e të cilit i jep mirëqënien dhe i kthen besimin shpirtëror, social, gëzimin dhe lumturinë familiare cdo shqipari i cili ka nevojë për përkujdesje dhe shërbim cilësor dhe të specializuar mjekësor.

Puna dhe vepra e vepërmirëve si Dr.Basho kanë rol shumë dimensional, madje edhe në fushën e krenarisë kombëtare dhe atij patriotik-intelektual duke ndikuar drejtpërdrejt në kthimin dhe forcimin e patriotizmit dhe të atdhetarisë. Kjo për faktin se mjekësia është gjithpëfshirëse, ajo ka të bëjë me faktin se kur shteti dhe politikat shtetërore i shërbejnë publikut dhe qytetarit të vet, kjo gjë i jep atij dinjitet, integritet, moral dhe personalitet të lart, gjë e cila bën të mundur që një kujdes mjekësor e shembullor si ai i Profesor Basho mundëson që qytetari shqiptar i trojeve gjithshqiptare në Ballkan dhe në diasporë të ndihet në Shqipëri si në djepin e ëmbël familjar dhe prindëror, detyrë parësore e cila është dhe duhet ta përmbushin polikat, programet dhe projektet institucionale mjekësore në Shqipëri, ku buxheti shtetëror, pagat e punonjësve dhe shpërblimet ,mirënjohja dhe respekti për mjeksinë ,për akademinë dhe shkencën mjekësore duhet të jenë parësore, në mënyrë që  mjekët dhe infermjerët të mos largohen nga Shqipëria por t’u shërbejnë qytetarëve shqiptarë , ku shembulli më i mirë i këtij shërbimi me përkushtim e përgjegjësi humane është ai i Profesor Basho, gjë të cilën nuk ishte e vështirë për ta konstatuar te puna vepërlartë në pavionin e Gastro-hepatologjisë pranë QSUT-së.

Unë gjeta aty edhe pacientë si Xhevahir Brahja  të ardhur nga Italia për kurim dhe shërbim nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Profesorit pasi kishin mësuar se në Shqipëri kishte filluar përmirësimi dhe ndryshimi mjekësor cilesor  për nga përmirësimi dhe kjo kryesisht në pavionin e Gastro-hepatologjisë dhe nga shërbimi human dhe përgjegjshmëra e lartë e Profesor Basho. Unë ndihem shumë mirë për faktin se arrita ta hulumtoj dhe konstatoj këtë realitet dhe të vërtetë për humanistin, akademikun dhe shkencëtarin Dr.Basho dhe që shkurtimisht paraqita dicka sa të vëtetë dhe aq dhe reale për të, por që meriton aq shumë respekt publik dhe institucional si dhe mirënjohje të thellë pasi njerëzit i bën të mëdhenj puna, shërbimi publik i vepërmirëve si ajo e këtij Profesori të Nderuar.

Gjërat e mira nuk vijnë vetëvetishëm,por mirëqënia publike, e mira humane asnjëherë nuk këputen ato mund të ndërpriten përkohësidht kur pengohen nga vesi, korrupsioni dhe mediokriteti dhe nga negativiteti e egoizmi intelektual i sëmurë, por hopi cilësor dhe nevojshmëria e duhuria për nga më e mira vjen domosdoshmërisht si nevojë jetike moderne për natyrën njerezore e në pararojë të kësaj mirësie humane paraprijnë personalitete si Dr. Basho.