Ballina Aktualitet Situata nga moti/ Ministria e Mbrojtjes: Qarku Shkodër më i prekuri, ndërhyrje...

Situata nga moti/ Ministria e Mbrojtjes: Qarku Shkodër më i prekuri, ndërhyrje edhe në Fushë-Arrëz

82
0

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me situatën në vend pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona.

Sipas njoftimit, strukturat e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Ministria bën me dije se që nga mëngjesi i sotëm, niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Sipas Ministrisë, nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.