Ballina Europë U lirua gabimisht nga burgu, arrestohet në Londër emigranti

U lirua gabimisht nga burgu, arrestohet në Londër emigranti

87
0

Një emigrant, i cili ishte liruar gabimisht nga burgu, është arrestuar nga policia metropolitane në veri të Londrës pas një ndjekjeje në orët e paradites së së dielës.

Hadush Kebatu u kap në zonën e Finsbury Park rreth orës 08:30 GMT, dy ditë pasi ishte liruar gabimisht nga autoritetet e burgut të Chelmsford.

Kebatu ishte dënuar muajin e kaluar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Epping, ndërsa jetonte në një hotel. Ai duhej të deportohej menjëherë pas dënimit, por u lirua për shkak të një gabimi administrativ nga stafi i burgut.

Sekretari i Drejtësisë, David Lammy, deklaroi se Kebatu do të deportohet “brenda kësaj jave”. Ndërkohë, kryeministri britanik Sir Keir Starmer konfirmoi se është në zhvillim një hetim për mënyrën se si ndodhi lirimi i gabuar, duke theksuar: “Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri.”

Policia Metropolitane njoftoi se Kebatu u arrestua me dyshimin se ishte në arrati të paligjshme dhe është dërguar në një burg në Londër, ndërsa hetimet vazhdojnë.