Ballina Ekonomia Vit i dobët për ullinjtë, përgjysmohet prodhimi duke sjellë rritjen e çmimit...

Vit i dobët për ullinjtë, përgjysmohet prodhimi duke sjellë rritjen e çmimit të vajit

90
0

Kodrat e Kurjanit në Roskovec janë 90% të mbjella me ullinj, kulturë kjo që siguron të ardhurat kryesore për fermerët. Ky vit ka sjellë prodhim të ulët për shkak të dëmtimeve gjatë lulëzimit nga i ftohti dhe mungesa e reshjeve.

Astrit Abedinaj, kultivues i ullinjve tha se “kam 700 rrënjë ullinj. Vitin e kaluar prodhova 230 kuintalë, këtë sezon nuk do arrij as gjysmën. Edhe pse përdor plehra organike, moti i keq bëri të vetën. Kërkojmë ndihmë nga ekspertët për shërbime dhe maksimizimin e prodhimit për vitin tjetër.”

“Rënia e prodhimit do të dëmtojë rëndë ekonominë e familjes, pasi nuk kam burime të tjera të ardhurash”, shprehet Namik Sefedini, fermer.

Cakrani, zona më e madhe administrative e Fierit dhe ka rreth 600,000 rrënjë ullinj. Në vitin 2024, prodhimi shkoi ne 50 mijë kuintalë, por për vitin 2025 pritet disa here me pak.

Kujtim Xhelili, pronar fabrike dhe grumbullues shprehet se “kam përpunuar rreth 1,500 kuintal ullinj deri tani. Një rrënjë ka dhënë mesatarisht 20 kg ullinj, krahasuar me 70 kg vitin e kaluar. Vaji po shitet minimalisht me 800 lek per litër.

“Prodhimi është më i dobët për shkak të faktorëve klimatike. Vjelja është në 20% për të siguruar të ardhurat jetike”.

Nga Kurjani i Roskovecit deri në Cakran të Fierit, ulliri këtë vit është me gjysmë rendimenti, duke vënë në vështirësi fermerët dhe familjet që varen vetëm nga kjo kulturë.