Ballina Aktualitet Zgjedhjet e pjesshme, KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar...

Zgjedhjet e pjesshme, KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Vlorë

74
0

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.

Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS arsyetuan se, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhej të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, siç e kërkon ligji për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Sipas vendimit, ligji shqiptar nuk parashikon vetëshpalljen si kandidat të pavarur, ndaj procedura e krijimit të Komitetit Nismëtar është e detyrueshme. Megjithatë, për shkak të mandatit të tij si këshilltar, Nikës nuk do t’i kërkohej mbledhja e firmave të 1% të zgjedhësve të bashkisë.

Vendimi i sotëm i KAS konfirmon refuzimin e mëparshëm të bërë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.