Ballina Europë Francë/ Nis gjyqi për lajme të rreme kundër Brigitte Macron, e akuzojnë...

Francë/ Nis gjyqi për lajme të rreme kundër Brigitte Macron, e akuzojnë se është burrë

73
0

Ka nisur në Gjykatën Penale të Parisit, procesi kundër dhjetë personave të akuzuar për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, e cila u bë shënjestra e një lajmi të rremë global që pretendonte se gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron është në të vërtetë burrë.

Të pandehurit, tetë burra dhe dy gra, të moshës midis 41 dhe 60 vjeç, përfshirë zyrtarë të zgjedhur, pronarë galerish, mësuesë dhe profesionistë të IT-së, akuzohen nga zyra e prokurorit të Parisit për postim dhe ndarje në mediat sociale të shakarave, fyerjeve, e fotomontazheve apo komenteve të tjera dashakeqe rreth “gjinisë” dhe “seksualitetit” të Brigitte Macron, si dhe për cilësimin e diferencës së saj në moshë, si “pedofilinë” me burrin e saj. Brigitte mungonte në sallën e gjyqit. Hetimi për ngacmimin kibernetik, nisi pas një ankese të paraqitur nga Brigitte Macron më 27 gusht 2024, e cila çoi në disa valë arrestimesh, veçanërisht në dhjetor 2024 dhe shkurt 2025.

Disa nga të pandehurit, janë shumë aktivë në mediat sociale, me postime që ndonjëherë grumbullojnë dhjetëra mijëra shikime. Delphine Jegousse, 51 vjeç, e njohur si Amandine Roy, e cila e përshkruan veten si mediume dhe shkrimtare, konsiderohet përgjegjëse për përhapjen e thashethemeve pasi postoi një video katër-orëshe në kanalin e saj në YouTube në vitin 2021. Aurélien Poirson-Atlan, 41 vjeç, e njohur në mediat sociale si Zoé Sagan, pa se si llogaria e saj në X, u pezullua vitin e kaluar pasi emri i saj u përmend në disa hetime gjyqësore.

Për vite me radhë, çifti Macron ka qenë viktimë e teorive të konspiracionit duke pretenduar se Brigitte është në të vërtetë, burri i quajtur Jean-Michel Trogneux, i cili më pas mori emrin Brigitte, duke qenë se ishte transgjinor. Jean-Michel Trogneux është vëllai i Brigitte-s.

Gjyqi dy-ditor në Paris vjen pasi çifit Macron, ngriti një padi për shpifje në korrik edhe në një gjykatë në Delaware, duke kërkuar dëmshpërblim “të konsiderueshëm” nga influencuesja konservatore amerikane Candace Owens nëse ajo vazhdon të pretendojë se Brigitte është burrë.

Një vendim në rastin e Parisit, ka të ngjarë të jepet në një datë të mëvonshme. Në shtator 2024, Brigitte dhe Jean-Michel Trogneux fituan një padi për shpifje kundër Jegousse dhe një gruaje tjetër, të cilët u dënuan nga një gjykatë e Parisit me gjoba dhe dëmshpërblim për përhapjen e pretendimeve në lidhje me zonjën e parë në internet. Një gjykatë apeli në Paris e rrëzoi vendimin në korrik. Brigitte dhe vëllai i saj e apeluan këtë vendim në Gjykatën Supreme Franceze.

Emmanuel dhe Brigitte, të martuar që nga viti 2007, u takuan në shkollën e mesme, ku ai ishte nxënës dhe ajo ishte mësuese. Brigitte Macron, 24 vjet më e madhe se burri i saj, atëherë quhej Brigitte Auzière, e martuar me tre fëmijë. Emmanuel Macron, 47 vjeç, ka qenë President i Francës që nga viti 2017.