Ballina Lifestyle Jennifer Lawrence ka në plan të bëjë këtë ndërhyrje estetike, pas bebit...

Jennifer Lawrence ka në plan të bëjë këtë ndërhyrje estetike, pas bebit nr. 2

92
0

Jennifer Lawrence ka zbuluar se planifikon të bëjë një ndërhyrje në gjoks, për ta riformësuar, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, të cilin e mirëpriti më herët këtë vit.

Aktorja 35-vjeçare tha për “The New Yorker” se ka në plan ta kryejë operacionin në nëntor. Ajo pranoi se trupi i saj nuk ishte më i njëjtë pas lindjes së fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, Cooke Maroney.

“Pas të parit, gjithçka u rikthye pothuajse si më parë,” tha ajo, duke iu referuar shtatzënisë së parë me djalin e saj më të madh, Cy. “Pas të dytit, asgjë s’u rikthye në vendin e vet”, vijoi ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se planifikon të xhirojë një skenë nudo në pranverë, një vit pas lindjes, por shtoi se do ta bënte operacionin edhe po të mos ishte e famshme.

“Ndoshta nuk do të nxitohesha aq shumë për operacionin. Por mendoj se po, do ta bëja”, u shpreh ajo me humor.

Sa për ndërhyrjet që ka bërë më parë, Jen tha se përdor botox, por duhet të sigurohet që fytyra e saj të ketë mimika, në mënyrë që të interpretojë.  Ajo shpjegoi se nuk përdor fillers, pasi duken në kamera, por u shpreh e entuziazmuar për mundësinë që një ditë të bëjë një lifting të fytyrës.

“Por, më beso, do ta bëj!” – tha ajo për procedurën që është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit.

Ylli i “The Hunger Games” nuk e ka zbuluar ende emrin e fëmijës së saj të dytë, por mund të ketë dhënë një sinjal muajin e kaluar, teksa u pa në New York me një varëse çelësash që tregonte diçka domethënëse.

Në njërin zinxhir ishin rruaza me shkronjat “Cy”, emri i djalit të saj 3-vjeçar, ndërsa tjetri kishte shkronjat “Louie”, që mendohet të jetë emri i fëmijës së saj më të vogël.

Aktorja foli për përjetimet e saj pas lindjes në Festivalin e Kanës në maj, gjatë promovimit të filmit të ri “Die My Love”, ku luan rolin e një nëne të re që zhvillon depresion pas lindjes dhe përjeton psikoza.

“Sapo kisha lindur fëmijën tim të parë dhe nuk ka asgjë tjetër që krahasohet me periudhën pas lindjes,” tha ajo, duke përshkruar lidhjen me rolin e saj. “Është një ndjesi izolimi dhe kjo është vërtet interesante.”

Ajo xhiroi filmin përkrah Robert Pattinson ndërsa ishte pesë muaj shtatzënë me fëmijën e dytë. Sipas saj, të bëhesh nënë “ndryshon gjithçka.”

“Është njëkohësisht e ashpër dhe e mrekullueshme,” tha ajo. “Tani çdo vendim që marr, nëse do të punoj, ku dhe kur, i përfshin edhe ata (fëmijët e saj). Më kanë mësuar shumë… Nuk e dija që mund të ndieja kaq shumë, dhe puna ime lidhet fort me emocionet”, u shpreh ajo e emocionuar.