Krim në familje në Durrës! Ngjarje e rëndë është regjistruar pak me parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një djalë me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka qëlluar me thikë babain e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.







