Ballina Sport Provokon blaugranat duke prekur pjesët intime

Provokon blaugranat duke prekur pjesët intime

71
0

Xhud Belingam konsiderohet një zotëri në Angli, por në Spanjë ai e ka shfaqur imazhin e tij më të keq në më shumë se një rast.Në fund të El Clásico kundër Barçës, ai festoi fitoren e Real Madridit me një gjest pa shije që simulonte prekjen e organeve të tij gjenitale.

Sipas Mundo Deportivo, ky gjest festimi kishte qartësisht për qëllim të provokonte rivalët e tij katalanas.

Mesfushori e kishte bërë të njëjtin gjest edhe vitin e kaluar, gjatë ndeshjes së Anglisë kundër Sllovakisë në Euro 2024, pasi shënoi një gol. Kur u pyet më pas për gjestin dhe se kujt i drejtohej ai, Belingam i shkujdesur kishte deklaruar. “Ka qenë një shaka për disa miq që ishin në tribuna”.

Në vitin 2024, shakaja i kushtoi shtrenjtë: një ndalim me një ndeshje kundër Anglisë dhe një gjobë prej 30,000 eurosh si dhe një ndeshje pezullim.

Kësaj here, përveç gjestit, talenti anglez nxori edhe gjuhën jashtë, duke e nxitur më tej tensionin në një ndeshje tashmë të nxehtë.

Pavarësisht një performance tjetër të klasit botëror, sjellja e Bellingam tani rrezikon të lërë në hije arritjen e tij sportive.

Autoritetet spanjolle të futbollit mund të hapin një hetim disiplinor, ndërsa Real Madridi sipas burimeve pranë klubit do të shqyrtojë lëshimin e një paralajmërimi të brendshëm për lojtarin që të ushtrojë përmbajtje në sjelljen e tij publike.