Një letërporosi e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur si provë e re në procesin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.
Dokumenti u dorëzua në Gjykatën e Posaçme gjatë seancës paraprake për shqyrtimin e dosjes Meta-Kryemadhi.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se përmes leterëporosisë autoritetet amerikane të drejtësisë kanë konfirmuar se nga llogaria e një prej shoqërive në pronësi të biznesmeni Adrian Shatku është kryer një pjesë e pagesës për një nga kontratat lobuese të ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nisur nga ky zhvillim i ri, Monika Kryemadhi hodhi akuza ndaj SPAK, për të cilin tha se se ka qëllim të mbajë në burg Ilir Metën dhe të vërë nën presion atë dhe familjarët e saj. Ish-kreu i Shtetit dhe ish-deputetja janë të pandehur për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.







