Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Për pasojë Enea Busukja mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.







