Ballina Politika Veliaj del “me leje” nga burgu për të marrë pjesë në seancën...

Veliaj del “me leje” nga burgu për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

121
0

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në datën 31 tetor 2025. Në këtë seancë pritet të jetë i pranishëm edhe vetë Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë publik nga Gjykata, ftesa për seancën i është dërguar palëve më 9 tetor 2025, ndërsa më 13 tetor institucioni ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave të nevojshme që garantojnë pjesëmarrjen e tij.

Vendimi për ta lejuar Veliajn të marrë pjesë personalisht në këtë seancë konsiderohet një zhvillim me peshë, pasi për herë të parë pas ndalimit të tij, ai do të dalë publikisht përpara trupës së Gjykatës Kushtetuese.