Ballina Europë Autobusi i shkollës përplaset me një mjet, dhe përfundon në kanal/ Shoferit...

Autobusi i shkollës përplaset me një mjet, dhe përfundon në kanal/ Shoferit i ishte pezulluar patenta

89
0

Një burrë 85-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Oderzo, në provincën e Trevisos . Makina e tij u përplas me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës që po shkonin në shkollë. Përplasja ishte aq e dhunshme sa të dy automjetet përfunduan në kanal.

Ekipet e shpëtimit, pasi siguruan zonën, ndihmuan personat e përfshirë, ndërsa personeli i Suem 118 mbërriti me gjashtë ambulanca dhe një helikopter.

Shoferi i makinës po udhëtonte pa patentë . Ajo kishte skaduar në gusht dhe, sipas raportimeve, nuk do të ishte rinovuar më 15 tetor për shkak të mungesës së kërkesave mjekësore .

Njëmbëdhjetë fëmijë u trajtuan në spital, së bashku me shoferin , për mavijosje të lehta.