Nga Endri Tafani
Rama do ndryshimin e Kushtetutës për tu bërë president gjysmë mbret si Makron me një afat 7 vjeçar. I fut një palë zgjedhje 2027 e deri 2034 nuk i hyn gjë në këmbë.
E bën dhe Berishën Noken Topallin Titanin e tjera figura të PD senatorë të përjetshëm dhe mbyllet pazari.
Nëse PD i jep votën Ramës për këto ndryshime deputetët e saj duke filluar me Berishën duhen hedhur në kazanët e plehrave nëse hasen përballë në rrugë nga votuesit e opozitës dhe PD duhet të mos votohet më kurrë si parti.
Mos filloni me teori justifikimesh pse nuk merresh me Ramen, pse i bën opozitë opozitës.
Ata të PS kanë qejf ta bëjnë mbret Ramen dhe i japin vota për mbret. Berisha dhe PD si opozitë i morën votat duke thënë që do luftojmë kriminelin Rama.
Rama nuk e ka gënjyer elektoratin e vet. Është PD dhe Berisha që e gënjyen, prandaj nëse votojnë ato që do Rama duke e bërë mbret, meritojnë jo kritikat që po e po, por meritojnë mbi të gjitha neveritjen, përçmimin, përbuzjen me të thellë si dhe braktisjen totale nga çdo person që e quan veten opozitar.
Shërbëtore të mbretit Rama. Të neveritshëm në ekstrem. Turp!







