Ballina Sport Dinamo bën “ligjin” në derbin ndaj Partizanit, Kërnaja pëson humbjen e parë,...

Dinamo bën “ligjin” në derbin ndaj Partizanit, Kërnaja pëson humbjen e parë, Elbasani “masakron” Tiranën me katër gola në “Air Albania”

59
0

Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë.

Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë.

Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të.

Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.