Ballina Kronika DURRES/ Bien në prangat e policise disa persona si dhe shpallen në...

DURRES/ Bien në prangat e policise disa persona si dhe shpallen në kërkim për vepra të ndryshme kriminale

168
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, arrestuan shtetasin H. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Më tej, gjatë kontrollit në automjet, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-V. A., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-F. D., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-shpallën në kërkim shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 18 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 15-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se ka vjedhur veshje, në një dyqan në lagjen nr. 4;
-kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. K., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se më datë 23.10.2025, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 20-vjeçar. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 23-vjeçari të procedohej në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Më datë 28.10.2025, rreth orës 00:30, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit A. H.. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të përcaktuar dhe për të dokumentuar shkakun e djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.