Ballina Rajoni E rëndë/ Djali vret me bastun babanë, ja çfarë dyshohet

E rëndë/ Djali vret me bastun babanë, ja çfarë dyshohet

97
0

Një krim i rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku djali 51-vjeçar akuzohet se ka vrarë me bastun babanë e tij të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Iasmos, Rodopi, kurse viktima është 82 vjeç. Rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta sipas “Protothema”.

Sipas informacioneve, rreth orës 4 të mëngjesit një fqinj njoftoi policinë për një rrëmujë në shtëpinë e familjes. Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti të moshuarin të vdekur brenda dhe djalin 51-vjeçar të ulur, i qetë, pranë tij.

Viktima ishte goditur në fytyrë dhe pjesën e barkut, me njolla të qarta gjaku. Plagët në kokë u konstatuan në ballë dhe pjesët anësore. Goditjet, megjithatë, nuk i shkaktuan menjëherë vdekjen, pasi mjekët mendojnë se fataliteti erdhi nga arresti kardiak, por i nxitur nga goditjet dhe tensioni psikologjik.

Në vendngjarje u gjet edhe një bastun ecjeje, i cili u sekuestrua nga autoritetet si një mjet i mundshëm për kryerjen e krimit. Policia e ka regjistruar ngjarjen si krim në familje. Familja ku ndodhi krimi raportohet se i përket komunitetit mysliman në zonë, kurse 51-vjeçari etiketohet si një person me probleme serioze psikike, i shtruar në spital në të kaluarën në një institucion psikiatrik.

Sipas informacioneve, ai nuk është në gjendje të komunikojë me policinë, duke rezultuar në transferimin e tij përsëri në një njësi psikiatrike për shtrim në spital dhe vlerësim.